
Dje, qeveria në detyrë e vendit, përmes një mbledhjeje elektronike të zhvilluar, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”.
Ndaj kësaj, sot, ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Ky i fundit, tha se Kurti ka vendosur ta ‘’ndihmojë transportin ajror’’, anipse, udhëtimet ajrore në ‘’në Kosovë kanë shënuar rritje dhe fitime rekord në vitin 2025 si industria më e madhe e eksportit të shërbimeve’’.
‘’Udhëtimet ajrore në Kosovë kanë shënuar rritje dhe fitime rekord në vitin 2025 si industria më e madhe e eksportit të shërbimeve, me një rritje vjetore prej 16%. Megjithatë, Kurti vendosi ta “ndihmojë transportin ajror” me një transfer prej 2 milionë eurosh për kompanitë ajrore pak para zgjedhjeve. Duke blerë bileta për VOTUESIT E TIJ me TAKSAT TONA.’’, ka shkruar Selimi.