Infekohet me koronavirus edhe talenti i Chelseas

08:33 | 13 Mars 2020

Koronavirusi ka goditur edhe klubin nga Premierliga, Chelsean.

Ylli i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, ka dalë pozitiv në testet për koronavirusin.

19 vjeçarin është futbollisti i radhës që preket nga virusi më i përhapur në botë, që po fut në karantinë të gjithë.

Chelsea përmes një njoftimi ka konfirmuar se Hudson Odoi është prekur nga koronavirusi, duke mbyllur një pjesë të qendrës stërvitore, e po ashtu duke dërguar në karantinë disa anëtarë të klubit, që kanë pasur kontakte me futbollistin.

Sot (e premte), Premierliga do të mbajë një takim urgjent, për të pezulluar kampionatin.

Me koronavirus tashmë është konfirmuar edhe Mikel Arteta.

Komento: