Infektohen 28 punëtorë të Klinikës Emergjente në QKUK

08:54 | 12 Gusht 2020

28 punëtorë të Klinikës Emergjente në QKUK të infektuar me koronavirus.

Klinika Emergjente që nga fillimi i pandemisë ka ofruar shërbime mjekësore emergjente për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasur nevojë.

Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 28 persona të prekur me koronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë, kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai tha se në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70% janë të prekur me koronavirus, ndërsa 30% janë raste aksidentale dhe traumatike.

“Të paktën në Klinikën Emergjente janë 28 persona të prekur me koronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë. Shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e izolimit dhe pas konfirmimit të testit me koronavirus janë kthyer në vendet e punës”.

“Përkundër kësaj ende nuk ka rënë motivimi në Klinikën Emergjente në krahasim me shërbimet e tjera”.

“Në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve ku 70% i kemi me koronavirus, 30% janë raste aksidentale dhe traumatike”, shtoi Lenjani.

Komento: