Infektohen me koronavirus tre nxënës në këtë komunë të Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Infektohen me koronavirus tre nxënës në këtë komunë të Kosovës

08:13 | 01 Tetor 2020
Ilustrim

Tre nxënës në Podujevë rezultojnë pozitiv për koronavirus.

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.

Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30.

“Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin korona janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.

Epidemiologia e QKMF-së dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka theksuar se tre nxënës në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Komento: