Infektohet me koronavirus deputeti i LDK-së, Ardian Shala

17:34 | 06 Gusht 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga dega e LDK-së në Suahrekë.

Ai është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Ja postimi i plotë i tij:

Kryetari i degës Dr. Ardian Shala konfirmohet pozitiv me Covid – 19.

Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti Juaj Dr. Ardian Shala është vetëizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me Covid – 19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme.

Me këtë rast, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Therandë uron shërim të shpejt për kryetarin Dr. Ardian Shala me dëshirën që sa më parë t’i kthehet degës sonë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për të dhënë kontributin e tij në interes të qytetarëve të Kosovës, për çka edhe ka marrë besimin nga Ta.

Njëkohësisht, Dega e LDK në Therandë, uron shërim të shpejt për të gjithë të prekurit me Covid – 19! Gjithashtu bëjmë thirrje tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të respektohen masat e institucioneve shëndetsore dhe qëndrore si arma e vetme e parandalimit të këtij virusi.

Komento: