Infektohet me koronavirus ish-trajneri i Real Madridit

23:00 | 05 Korrik 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është “asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët”.

“Rezultova pozitiv me koronavirus. Jam izoluar në shtëpinë time, por jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve”, rrëfeu Luksemburgo.

Luksemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999.

Ndërkohë, Luksemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së “Galaktikëve”.

Komento: