Infektohet me koronavirus trajneri i njohur

09:20 | 17 Mars 2020

Trajneri i njohur del pozitiv me koronavirus.

Një tjetër trajner është infektuar me koronavirus.

Trajneri i njohur, që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo e dikur udhëhiqte Benfican, Jorge Jesus.

Ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.

Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.

Vlen të përmendet se lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.

Komento: