Infermerja me mesazh të dhimbshëm: Çizmet më kullojnë djersë, më janë zbardhur flokët e më është rrudhosur fytyra

10:11 | 22 Korrik 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Shqipëri.

Ana Luca është një prej radhëve të bluzave të bardha, që po luftin koronavirusin, në “qendër të betejës” në Shqipëri.

Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT, për të luftuar koronavirusin ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite.

Në videon e publikuar nga ajo në rrjete sociale Ana shihet teksa heq nga “koka te këmbët” kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi.

Gjithashtu, duket se ajo kullon e gjitha në djersë, madje në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen me kokë poshtë, prej tyre djersa derdhet “ujë”.

“Janë 5 muaj luftë…. më janë zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra…”, shkruan Ana në postimin e saj.

Postimi i plotë i Ana Luca:

Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja …

Sepse ne jemi te gjithe bashke! ne jemi ne lufte me covid 19! Te heshtur e te perkushtuar!

Ne flasim me gjuhen e sherbimit mjekesor nga nje armate e tere personeli mjekesor!

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Komento: