Infermierët ia dorëzojnë 18 mantele Qeverisë

10:58 | 03 Gusht 2020

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka përfunduar protestën.

Kryetari Fitim Havolli ka kërkuar nga institucionet rritje të pagesës së ndërrimit të natës qind për qind.

Havolli ka thënë se kjo është më e pakta që mund të bëhet, krahasuar me rrezikun për infektim me Covid-19 të cilit i nënshtrohen ky komunitet.

Në fund protestuesit në mënyrë simbolike dorëzuan në Qeveri 18 mantile dhe i ftuan 18 anëtarë të Qeverisë të qëndrojnë 18 minuta në kujdestari.

Komento: