Insigne – Napoli, këtë nuk e ka pritur askush!

12:45 | 27 Shtator 2021

Napoli dhe sulmuesi Lorenzo Insigne ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale 30-vjeçarit i skadon në fund të qershorit të vitit 2022.

Bëhet e ditur se ende asnjë bisedë nuk është planifikuar për t’i ofruar kushte të reja kapitenit të skuadrës.

Nëse nuk arrihet marrëveshja e re, në janar Insigne do të mund të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub, kurse në verë mund të largohet si lojtar i lirë.

Raportohet se për Insignen ka interesim nga klubet e Premier Leagues.

Komento: