Inspektorati i Kryeqytetit me aksion, kontrollon taksitë dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre

11:33 | 07 Dhjetor 2023
inspektorati-i-kryeqytetit-me-aksion,-kontrollon-taksite-dhe-autobuset-qe-nuk-respektojne-itinerarin-e-tyre

Inspektorati i Kryeqytetit ka vazhduar sot aksionin për kontrollimin e taxi’ve të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit.

Në faqen zyrtare të Inspektoratit janë publikuar edhe fotografi nga aksioni.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itenerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Komento: