“Instagramin e Luizit e bllokoi Top Channel”, flet Sokoli dhëndrri i Luizit

14:13 | 23 Mars 2023

Kohët e fundit, historia e Instagramit të Luizit ka marrë vëmendje më shumë se loja e tij brenda shtëpisë së BBVA-së.

Që pas ndryshimit të papritur të emrit të llogarisë nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, ka pasur një varg deklaratash e akuzash.

Sipas njërës teori, Luizi ka firmosur një kontratë me Top Channel duke u dorëzuar atyre të drejtat e imazhit, por shoqja e Luizit dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar tua dorëzojnë Instagramin.

Sipas teorisë së dytë, faqja ka pasur sulme kibernetike dhe është dashur të ketë ndërhyrje.

Por së fundmi, kunati i Luizit, Sokol Tahiri ka reaguar në Instagramin e tij, ku ka konfirmuar se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.

Komento: