Inter arrin marrëveshje me super-lojtarin

11:29 | 06 Nëntor 2021

Interi ka arritur marrëveshje të re me Nicolò Barella.

Duke festuar rinovimin e kontratës së tij me Interin, mesfushori 24-vjeçar italian Nicolò Barella tha se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes, shkruan ORAinfo.

“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time në mënyrë që të vazhdoj të luftoj për kauzën e Interit. Gjithë të mirat për tifozët Nerazzurri dhe Forza Inter!”

Barella iu bashkua Interit nga skuadra e qytetit të tij, Cagliari në verën e vitit 2019. Pasi bëri debutimin e tij në Serie A me skuadrën e Sardenjës në vitin 2015, ai vazhdoi të bëhej kapiteni i tyre më i ri ndonjëherë.
112 ndeshje dhe shtatë gola më vonë, ai kaloi në Inter, duke debutuar në një fitore 4-0 ndaj Lecce më 26 gusht 2019./ORAinfo/

Komento: