Inter arrin marrëveshje me yllin e Chelseas

13:57 | 10 Janar 2020

Olivier Giroud pritet që së shpejti t’i bashkohet skuadrës së Inter.

Ylli francez i Chelsea, Giroud, ka hasur në vështirësi që të fitojë një vend në formacionin e Frank Lampard.

Mungesa e minutave për lojtarin ka bërë që të rriten pakënaqëistë tek ai. Inter po synon ta shfrytëzojë situatën dhe është afër marrëveshjes me lojtarin.

‘Goal’ mëson se Inter dhe përfaqësuesit e lojtarit janë takuar mbrëmë, ku është bërë e ditur se lojtari do të ketë një kontratë të vlefshme deri më 2022, transmeton lajmi.

Lojtari dëshiron që të rikthehet në bashkëpunim me trajnerin Antonio Conte, me të cilin punonte tek Chelsea vite më parë.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë të pajtohet edhe me Chelsea, për shërbimet e Giroud.

Komento: