Inter dhe Man City përgatitin shkëmbimin e madh

17:08 | 17 Mars 2020

Inter dhe Manchester City po përgatitin shkëmbimin e madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse në fushë nuk po luhet futboll shkaku i koronavirusit, jashtë saj, ekipet nuk janë duke ndalur punën në përforcimin e skuadrave.

Calciomercato raporton se Inter dhe Manchester City po mendojnë një marrëveshje të mundshme, për të shkëmbyer Milan Skriniar dhe Joao Cancelon.

Conte e pëlqen mbrojtësin portugez, që ka luftuar për minuta në Premierligë te skuadra e Pep Guardiolas.

Në anën tjetër, Manchester City janë të interesuar për transferimin e një mbrojtësi të qendrës.

Komento: