Inter dhe Napoli në ‘luftë’ për ta transferuar mbrojtësin shqiptar Marash Kumbullan

08:59 | 10 Janar 2020

Interi po lufton Napolin për të firmosur me mbrojtësit shqiptar 19-vjeçarin Marash Kumbulla.

Mediat në Itali raportojnë sot se mbrojtësi i Hellas Verona ka bërë përshtypje masive të Napolit, të cilët kanë qenë duke diskutuar një marrëveshje të mundshme për të me klubin nga Verona.

Deri më tani nuk ka asgjë përfundimtare, duke bërë që edhe drejtori i Interit Beppe Marotta të hidhet në sulm, duke përfituar nga marrëdhëniet e mira midis Nerazzurri dhe Hellas Verona, përcjell ORAinfo.

Interi është i gatshëm të dërgojë Federico Dimarco te Verona në këmbim.

Të dy Napoli dhe Interi shpresojnë të nënshkruajnë me lojtarin paraprakisht, me Verona që nuk është e hapur për ta humbur atë deri në verë duke marrë parasysh rëndësinë e tij për klubin.

Kujtojmë që mediat në Itali kanë raportuar se Napli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin tjetër të Veronas, shqiptarin Amir Rrahmani.

Ky i fundit pritet që ditëve në vazhdim t’i bashkohet gjigantit italian. /ORAinfo/

Komento: