Inter e shokon Milanin, ja merr nga duart synimin e verës

22:41 | 23 Qershor 2021

Pas Calhanoglu, Interi po synon një ish-lojtar tjetër të Milanit: Beppe Marotta dhe Piero Ausilio dje u takuan me Giuseppe Riso, i cili është gjithashtu agjent i Matteo Pessina, mesfushor që aktualisht mban fanellën e Atalanta dhe është në Europian me Italinë.

Pessina gjithashtu shënoi gol në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit. Ndërkohë, Corriere della Sera raporton se çmimi i kartonit të tij është mes 20 dhe 25 mln euro.

Kjo do të thotë se nëse bëhet transferimi te Interi, atëherë Milani do të përfitonte 10 deri në 12.5 mln euro pasi zotëron 50% të kartonit.

Formula parashikon në fakt se në rast se lojtari luan 100 ndeshje me Atalanta (59 është tani) bie kjo klauzolë prej 50% në rast rishitje dhe Milani merr vetëm 3 mln euro.

Ndërkohë, Interi interesohet edhe për një objektiv kuqezi, Bakayoko, për të fuqizuar mesfushën.

Komento: