Inter i pandalshëm, merr kreun në Serie A

22:48 | 21 Shtator 2021

Interi i Simone Inzaghit ka vazhduar me formën e mirë në Serie A.

Në xhiron e pestë, Interi ka marrë pikët e plota, duke e mundur 3-1 në udhëtim Fiorentinën.

Vendasit shënuan të parë.

Fiorentina i ka shënuar Interit pas 23 minutave lojë në Artemio Franchi. Riccardo Sottil arriti të shënojë për 1-0 për ta befasuar ekipin e Simone Inzaghit.

Por, Interi e ka përmbysur rezultatin ndaj Fiorentinës me të filluar pjesa e dytë, fillimisht në minutën e 53-të, Darmian barazoi për 1-1. Pak minuta më vonë, në atë të 55’, Edin Dzeko shënoi golin e përmbysjes, për 2-1.

Derisa golin për 3-1 e shënoi Perisic në minutën e 87’.

Interi ka shkuar në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se Npaoli, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Komento: