Inter ia bën bajat Milanit, po transferon mesfushorin më të mirë në Itali

09:06 | 11 Dhjetor 2018

Klubi italian Inter po e transferon njërin ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Inter po planifikon që në afatin e janarit ta transferoj një mesfushor.

Skuadra italiane ka një shënjestër, por që duhet ta hapë arkën për t’i marrë shërbimet e tij, përcjell lajmi net.

Inter dëshiron ta transferoj mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori nuk e ka nënshkruar ende kontratën e re, pasi ka marrë disa oferta nga klube të mëdha.
Lazio ka filluar ta humbet durimin me të, andaj me gjasë do ta shet atë.

Nerazurët janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro, mirëpo rivali i tyre nga Serie A, kërkon hiq më pak se 100 milionë euro.

Komento: