Inter kërkon fitoren ndaj Juventus, këto janë formacionet zyrtare

20:33 | 17 Janar 2021

Formacionet zyrtare: Inter – Juventus.

Interi është nikoqir i Juventusit, ndeshje shumë e rëndësishme për titull, e vlefshme për xhiron e 18-të të Seria A.

Dy skuadrat renditën në pozitën dy, respektivisht tre dhe janë në ndjekje të AC Milanit që prinë në tabelë, shkruan lajmi.net.

“Bianconerët” janë me disa mungesa shkaku i rasteve pozitive me COVID-19, derisa tek “Neurazzurët” gjithashtu mungojnë dyshja D’Ambrosio dhe Vecino që vuajnë nga lëndimet.

Formacionet e zgjedhura nga Antonio Conte dhe Andrea Pirlo tashmë janë bërë publike:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi; Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lukaku, Lautaro.

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Bentacur, Rabiot, Ramsey; Morata, Ronaldo.

Përballja zhvillohet në “Giuseppe Meazza” dhe nis në ora 20:45.

Komento: