Inter me vendim të çuditshë, ky është zëvëndësuesi i Handanovicit

11:34 | 29 Prill 2021

Inter gjen zëvëndësuesin e Handanovic brenda Serie A-së.

Samir Handanovic ka shumë mundësi që këtë verë do të largohet nga Interi e cila tashmë ka bërë gati emrin e ri për portën.

Calcio Mercato raporton që një transferim veror për portierin e Udineses, Juan Musso është duke u bërë gati.

Udinese është shprehur e gatshme që ta lërë 26 vjeçarin të largohet nga skuadra nëse Inter do të jetë e gatshme që të ofrojë një shumë prej 20 milionë eurosh ose edhe më shumë.

Nga ana tjetër zikaltërit do tentojnë shitjen e Handanovic i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2022.

Komento: