Inter merr ‘goditje’ të madhe nga ylli i PSG-së

21:21 | 13 Janar 2020

Inter duket se ka marrë një ‘goditje’ nga super-lojtari.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzaëa raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Interi

Kurzaëa është tek gjigantët francez prej verës së vitit 2015 ku ju bashkua atyre nga Monaco për 24 milionë euro.

Ai kohëve të fundit nuk po luan shumë tek parisienët, pasi që ka pasur vetëm 10 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.

L’Equipe ka shkruar se Nerazzurri e kanë kërkuar mbrojtësin e djathtë, por lojtari ishte ai që i kishte refuzuar ata.

Besohet se 27 vjeçari dëshiron të transferohet vetëm në Premier Ligë, nëse largohet nga PSG.

E përditshmja franceze shkruan se Interi ende nuk janë dorëzuar për të siguruar nënshkrimin e Kurzaëas dhe janë duke përgatitur një ofertë të dytë.

Komento: