Inter merr vendim, fut në izolim skuadrën

08:54 | 12 Mars 2020

Interi konfirmon futjen në izolim të skuadrës, pasi Daniele Rugani doli pozitiv me coronavirus.

Nerazzurri lëshuan një deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pezulluar stërvitjen dhe çdo aktivitet futbollistik deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi ata do të fillojnë procedurat e nevojshme për izolim.

Lojtari i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa Interi luajti para disa ditësh kundër tyre.
“Pas njoftimit të Juventus FC që lojtari i tyre Daniele Rugani ka testuar pozitiv për COVID-19, FC Internazionale njofton se të gjitha aktivitetet garuese janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm”.

“Klubi aktualisht po merr hapa për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme”.

“Futbollisti, Daniele Rugani është pozitive për Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht është pa simptoma” thuhet në një deklaratë.

Komento: