Inter merr vendimin e madh për Cavanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter merr vendimin e madh për Cavanin

00:06 | 24 Maj 2020

Inter i ofron tri vite kontratë Cavanit.

Inter ka propozuar një ofertë për Edinson Cavani.

Antonio Conte është i vendosur të ketë edhe një sulmues te skuadra e Inter, dhe këtë synim do ta finalizojë në merkaton e verës.

Sipas ‘L’Equipe’, Inter i ka propozuar Cavanit një kontratë tri vjeçare, dhe tashmë prijnë garën për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.

Kjo është paksa e çuditshme, duke pasur parasysh se Cavani mbush 36 vite gjatë sezonit të ardhshëm, dhe në tri vite ai do të jetë duke ngadalësuar.

Lojtari do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me PSG do të skadojë.

Interesim për uruguaianin kanë shfaqur edhe skuadrat e Neëcastle United, Atletico Madrid e Man United.

Komento: