Inter merr vendimin e madh për Moses

19:57 | 23 Mars 2020

Inter duket se ka vendosur ta mbajë në skuadër Victor Moses.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Inter janë gati të shfrytëzojnë të drejtën për blerjen e Moses, transmeton lajmi.

Në fund të sezonit, ‘Zikaltrit’ do të synojnë që të nënshkruajnë marrëveshje permanente me nigerianin.

‘Nerazzurri’ kanë siguruar shërbimet e Moses në janar të këtij viti, me anë të një marrëveshjeje huazimi për gjashtë muaj.

Chelsea thuhet se janë të gatshëm ta lënë lojtarin t’i bashkohet Interit, gjatë merkatos së verës.

Komento: