Inter në telashe, Icardi përfundimisht i thotë ‘JO’ transferimit të gjiganti evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter në telashe, Icardi përfundimisht i thotë ‘JO’ transferimit të gjiganti evropian

12:15 | 30 Gusht 2019

Mauro Icardi është i vendosur që të mos transferohet në Monaco.

Sulmuesi argjentinas i ka refuzuar një super ofertë nga gjiganti francez.

Nga ana tjetër, Interi po bën gjithçka që mundet për të hequr qafe Mauro Icardi përpara se të mbyllet dritarja e transferimit të hënën.

Sidoqoftë, lojtari po refuzon të largohet nga klubi, pasi dëshiron të luftojë për një vend në ekip të Antonio Conte, përcjell ORAinfo.

Sipas Gazzetta Dello Sport, sulmuesi i Argjentinës ka refuzuar një ofertë të pasur nga Monaco, me vlerë 10 milionë euro në vit. Me çdo kusht, ai dëshiron të qëndrojë në Milano edhe pse nuk është në planet e Antonio Contes.

Edhe pse ishte përfolur për një transferim në Juventus, duket se ‘Zonja e Vjetër’ në fund ka hequr dorë nga sulmuesi i njohur. /ORAinfo/

Komento: