Inter nis bisedimet me yllin shqiptar

18:18 | 14 Janar 2020

Marash Kumbula është futbollisti shqiptar që ka zgjuar interesimine shumë skuadrave të mëdha.

Inter po synon transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Kumbulla, aktualisht anëtar i Veronas, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij fantastike këtë edicion.

Kështu, lojtari ka tërhequr edhe vëmendjen e Inter, të cilët tashmë kanë bërë edhe hapa konkret drejt nënshkrimit të tij.

Gianluca Di Marzio ka publikuar një fotografi ku shihen përfaqësuesit e Inter, duke u takuar me agjentin e shqiptarit, transmeton lajmi.

Për lojtarin interesim kanë treguar edhe skuadra të tjera nga Serie A, por duket se Inter është më afër.
Kumbulla është vetëm 19 vjeçar dhe shihet si një lojtar me të ardhme shumë të ndritur.

Komento: