Inter nis misionin për transferimin e yllit të Real Madridit

10:32 | 19 Maj 2020

Achraf Hakimi mund ta vazhdoj karrierën në Serie A.

Interi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit maroken të Real Madridit, Achraf Hakimi, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Hakimi aktualisht është i huazuar te Borussia Dortmundi, ku ka impresionuar.

Mbrojtësi i djathtë kërkohet edhe nga Juventusi.

Real Madridi kërkon së paku 50 milionë euro për Hakimin.

Hakimi këtë stinor i ka shënuar tre gola dhe i ka asistuar dhjetë tjerë në 26 ndeshje në Bundesligë.

Komento: