Inter nuk dorëzohet për Eriksen, bën ofertën e dytë

19:35 | 20 Janar 2020

Kjo është oferta e dytë e Inter për Eriksen.

Interi e ka bërë ofertën e dytë për Christian Eriksen

Sipas Sky Sports, Interi e ka bërë ofertën e dytë për Christian Eriksen me vlerë 12.9 milionë euro, plus bonuset.

Oferta e parë e kaltërzinjve ishte 10 milionë euro, por informuan se shuma për të cilën do të largohet danezi duhet të ishte dyshifrore.

Megjithatë, me vetëm gjashtë muaj kontratë që ka Eriksen Tottenhami nuk është në pozitë të favorshme negociuese pasi që nuk dëshirojnë ta humbasin pa asgjë mesfushorin në verë.

Komento: