Inter nuk i ndahet Manchester Unitedit, po ja rrëmben dy super talent

10:13 | 08 Mars 2020

Interi është duke e përgatitur një goditje të dyfishtë në afatin kalimtar të verës, pasi synon t’i transferojë të rinjtë Charlie Ëellens dhe James Garner nga Manchester Unitedi.

Zikaltrit pothuajse kanë arritur marrëveshje për transferimin e një tjetër lojtari nga United, Tahith Chong, i cili ka disa muaj që është në bisedime për t’iu bashkuar Interit, transmeton express.

Por duket se Interi nuk ka mbaruar punë me lojtarët e Unitedit akoma.

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se zikaltrit kanë dërguar skautë shumë herët për t’i vëzhguar mesfushorët e talentuar Wellens 17-vjeçar dhe Garner 18-vjeçar.

E përditshmja britanike sugjeron se Unitedi dëshiron t’i mbajë të dytë në klub, por se Ëellens në veçanti mund të joshët ta braktisë klubin për Interin.

Inter i ka blerë Romelu Lukakun dhe Ashley Youngun nga Manchester Unitedi vitin e kaluar, si dhe e ka huazuar Alexis Sanchezin për një sezon.

Komento: