Inter pasi u shpall kampion tregon ‘dhëmbët’, po i transferon dy yje nga Bundesliga – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter pasi u shpall kampion tregon ‘dhëmbët’, po i transferon dy yje nga Bundesliga

13:13 | 04 Maj 2021

Fali Ramadani takim me Marottan: Ofron 2 yjet e Bundesligës.

Një takim është zhvilluar në mes të agjentit Fali Ramadani dhe Beppe Marottas sa i përket merkatos verore ku Ramadani i ka ofruar shërbimet e dy futbollistëve të tij.

Bëhet fjalë për Jerome Boateng dhe Luka Jovic të cilët mund të jenë në shërbim të Neroazzurëve në qoftë se Marotta është i pajtimit.

Mbrojtësi i Bayern do të largohet nga bavarezët këtë verë për shkak të skadimit të kontratës ndërkohë që ylli i madrilenëve që është i huazuar tek Eintracht Frankfurt nuk bën pjesë më në planet e Zidane.

Jerome Boateng dëshiron një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon ndërkohë që sulmuesi serb kontratë 4 vjeçare me një pagë vjetore rreth 5 milionë euro.

Boateng ka më shumë mundësi që të vijë në Milano për shkak se Inter nuk është e detyruar që ti paguajë asgjë Bayern për shkak të kontratës së tij ndërkohë që mundësitë që Jovic të zbarkojë në Giuseppe Meazza janë të vogla.

Komento: