Inter po e transferon yllin e Juventusit

13:25 | 18 Prill 2021

Nuk është Dybala, Inter transferon yllin e Juventusit.

Beppe Marotta ka gati goditjen e bujshme.

Inter sot do të përballet me Napolin me fillim prej orës 2045 dhe Neroaxurët synojnë të hedhin edhe një tjetër hap drejt titullit.

Neroaxurët kanë filluar të mendojnë për merkaton, ndërsa Marotta ka piketuar një përforcim për verën e vitit 2022.

Bëhet fjalë për yllin e Juventusit, Juan Cuadrado kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

Edhe pse Juventus nuk po bën një sezon të mirë, Juan Cuadrado po shkëlqen këtë sezon duke bërë 16 asistime në të gjitha kompeticionet.

Cuadrado nuk ka marrë ende ofertë nga Juventusi për rinovimin e kontratës dhe vitin e ardhshëm pritet të largohet nga Torino si futbollist i lirë.

Calcio Mercato, raporton se Inter kërkon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Neroaxurët synojnë transferimin e Cuadrados me kosto zero.

Komento: