Inter s’ka të ndalur, do transferojë yllin e Napolit

14:26 | 19 Prill 2021

Inter do transferojë yllin e Napolit.

Arturo Vidal nuk ka arritur të bindë këtë sezon duke bërë kështu që Interi të kërkojë një emër të ri për mesfushën e saj dhe tashmë objektivi i ri është gjetur.

Bëhet fjalë për Piotr Zielinskin e Napolit, emër i cili pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Antonio Conte.

Për Napolin ai është një futbollist shumë i rëndësishëm dhe kap një vlerë prej 60 milionë eurosh, shumë kjo që nuk negociohet nga De Laurentiis.

Madje presidenti napolitan ka kërkuar shkëmbimin e tij me Lautaro Martinez, kërkesë kjo që nuk është marrë parasysh nga Neroazzurët.

Në rast të largimit të Marcelo Brozovic atëherë Inter do vihet në lëvizje dhe me shumë gjasa do ofrojë një shumë të tillë për Zielinskin.

Komento: