Inter synon ta ‘rrëmbejë’ yllin e Milan

23:33 | 20 Qershor 2021

Inter ka nisur bisedimet me yllin e Milan.

nter ka befasuar të gjithë duke nisur bisedimet me yllin e AC Milanit, Hakan Çalhanoglu.

Gazetari italian, njëkohësisht ekspert i merkatos, Gianluca di Marzio, ka raportuar se turku nuk do të rinovojë kontratën me “Rossonerët”.

“Neurazzurët” duan ta përforcojnë mesfushën sepse kushtet e Eriksen e bëjnë të nevojshme që të kenë një alternativë.

Lojtari është synim i rëndësishëm për momentin, sepse mund të përfaqësojë atë që bëri Alberto te Lazio.

Inter e sheh Çalhanoglun si lojtari ideal që i plotëson të gjitha karakteristikat për të ardhmen.

Inter tani është në negociata me mesfushorin, që mund të thuhet se është ish lojtar i Milanit.

Komento: