Inter vë në shënjestër yllin e Tottenham

19:54 | 27 Mars 2020

Inter po synon ta përforcojë edhe më shumë mbrojtjen.

“Nerazzurri” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me përvojë pasi pritet të ndahen me Diego Godinin

Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi stabil dhe me përvojë për sezonin e ardhshëm.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin futbollistit të Tottenhamit, Jan Vertonghen, përcjell Express.

Qendërmbrojtësi belg gjatë verës do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me “Spurs”.

Prandaj, Interi po mundohet qysh tash të bëjë para-kontratë me futbollistin me përvojë.

Zikaltrit e duan Vertonghenin në vend të Diego Godinit, i cili pritet të largohet nga Italia me të përfunduar sezoni aktual.

Komento: