Inter zyrtarizon Arturo Vidalin

11:41 | 22 Shtator 2020

Inter ka zyrtarizuar lojtarin me të ri.

Arturo Vidal i është bashkuar Interit edhe zyrtarisht nga Barcelona. Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me zikaltrit, me mundësi për një vit shtesë.

Mesfushori kilian i bashkohet Interit si lojtar i lirë, por gjiganti italian dhe Barcelona kanë rënë në ujdi për një shumë prej 1 milionë euro bonuse, transmeton express.

Vidal mbërriti në Milano të dielën dhe i kreu testet mjekësore me klubin zikaltër, para se të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare.

Vidal ishte në mesin e disa futbollistëve të padëshiruar nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Kiliani u rikthye në Serie A pesë vjet pasi e braktisi Juventusin për t’iu bashkuar Bayern Munich.

Në Inter, ai ribashkohet me ish-trajnerin e vet te Juve, Antonio Conte dhe me bashkatdhetarin e vet Alexis Sanchez.

Komento: