Inter zyrtarizon yllin e Juventusit

14:43 | 13 Dhjetor 2018

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, vjen një lajm i mirë për tifozët e Interit.

Njëri nga njerëzit më meritor për sukseset e Juventusit, Beppe Marotta tashmë ka kaluar në radhët e rivalëve të përbetuar bardhezi.

Ish-numri dy i Juves edhe zyrtarisht është CEO i Interit.

Një muaj pasi njoftoi largimin nga Zonja e Vjetër, Marotta është prezantuar në detyrën e re.

61 vjeçari konsiderohet si njeriu që e riktheu Juventusin në majat e futbollit pas krizës së “Calciopolit” në vitin 2006.

Komento: