
Ylli i skuadrës së Napolit i ka futur në garë dy skuadrat e mëdha, Interin dhe Milanin.
Rivalët e qytetit të Milanos, Interi dhe Milani pritet ta bëjnë një betejë të drejtpërdrejt për shërbimet e sulmuesit polak, Arkdiusz Milik, në afatin kalimtar të verës.
Napoli është i gatshëm ta shesë sulmuesin Milik këtë verë, për shkak se nuk dëshiron t’ia plotësojë atij kërkesat e larta për pagë për kontratë të re, sipas CalcioMercato.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, do t’i kërkojë 50 milionë euro për të liruar përfaqësuesin e Polonisë, sipas mediumit italian.
Me Zlatan Ibrahimovic që pritet të largohet në verë, Milani synon ta përforcojë skuadrën me Milik.
Interi, i cili e kishte kërkuar Milikun në të kaluarën, thuhet se do të rikthehet për të dhe do t’i bëjë konkurrencë rivalit të qytetit.