Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

10:26 | 19 Shtator 2020

Inter ka rikthyer në skuadër talentin italian, Andrea Pinamontin.

FC Internazionale Milano ka zyrtarizuar rikthimin e Andrea Pinamonti nga Genoa me marrëveshje të përhershme.

Pinamonti ishte i huazuar te Genoa dhe marrëveshja e përhershme u zyrtarizua vetëm 17 ditë më parë, për 19.5 milionë euro, por Interi ka shfrytëzuar menjëherë klauzolën e riblerjes duke e kthyer në Milano për 20 milionë euro.

Pinamonti luajti 34 herë për Genoan sezonin e kaluar, shënoi 7 gola dhe dhuroi 2 asiste.

Komento: