
Inter e ka mposhtur Milanin në një ndeshje mjaftë emocionuese.
Antonio Conte u duk tepër i lumtur pas suksesit në derbin ndaj Milanit, në “San Siro”.
Pas suksesit në sdën e fazës së parë, rezultat i thellë, sërish tore e madhe për trajnerin zikaltër që për “Sky” foli pas ndeshjes.
“Ishte mbrëmje e veçantë! Në pjesën e parë hasëm vështirësi të mëdha, si kurrë këtë sezon. Ishte rreziku që të turpëroheshim, por rikthyem ekuilibrin dhe u treguam të aftë. Merita i shkon djemve që reaguan”.

“Jam i kënaqur jo vetëm për rezultatin, por sepse po rritemi edhe më shumë, duke i rezistuar goditjeve të forta si ajo e sotmja”, deklaroi Conte.
“Titulli? Eshtë ende herët, por nga sot kemi një ëndërr. Kjo periudhë do të jetë intensive për ne, më pas mund të asim për potencialin”.
“A fola në dhomat e zhveshjes pas 45′ të para? Nuk ishte nevoja, djemtë e dinin se duhet të merrnin përgjegjësitë”.
“Të gjithë bashkë dilet dhe ia dolëm. Kjo natë duhet të mbahet mend, sepse vështirësi të tilla mund të kemi”.
“Ti shënosh katër gola Milani nuk i ndodh të gjithëve, e dimë se gabuam në pjesën e parë, modikuam diçka dhe ndryshuam. Në pjesën e dytë përdorëm kokën shoqëruar nga zemra”, shtoi ai.