Interi, Juventusi dhe Roma pas talentit italian

19:07 | 27 Gusht 2023

Andrea Colpani ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore në Serie A.

Italiani nënshkroi një kontratë të re pesë-vjeçare me Monzan në fillim të këtij muaji, duke treguar besimin e klubit në potencialin e tij.

Sipas “Calciomercato”, te Monza janë të bindur se Colpani do të shndërrohet në një yll në Serie A dhe këtë besim e ndajnë klubet kryesore, përfshirë Interin, Juventusin dhe Romën.

Të tre klubet do të vazhdojnë ta ndjekin 24-vjeçarin gjatë gjithë sezonit dhe ai mund të bëhet një “top i nxehtë” në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Mesfushori e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon, duke shënuar dy gola në dy paraqitjet e para me Monzan në Serie A.

Komento: