Interi me veprim befasues, futet në garë për yllin e Arsenalit

21:40 | 31 Dhjetor 2019

Skuadra e Interit ka bërë një veprim befasues.

Inter janë futur në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang.

‘The Mirror’ raporton se Inter është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për reprezentuesin nga Gaboni.

Aubameyang gjithashtu po kërkohet edhe nga skuadra e Barcelonës, që dëshiron të shfrytëzojë problemet e Arsenal, për të joshur transferimin e tij.

Inter kanë vendosur të monitorojnë këtë situatë, dhe mund të sfidojnë Barcelonën me një ofertë për Aubameyang.

Komento: