Interi merr një vendim të papritur

17:41 | 12 Maj 2020

Skuadra e Interit ka marrë një vendim që askush nuk e priste.

“Nerazzurri” e shohin sulmuesin gjerman si pasardhës ideal të argjentinasit Lautaro Martinez.

Interi i është shtuar garës për transferimin e Timo Wernerit.

“Nerazzurri” janë në kërkim të pasardhësit të Lautaro Martinezit, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.

Prandaj, Zikaltrit e kanë veçuar sulmuesin e Leipzigut, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Mirëpo, klubi italian duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Liverpoolit dhe Barcelonës për përfaqësuesin gjerman.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së 24 vjeçarit është 60 milionë euro.

Ai e shfaqi një sezon të jashtëzakonshëm me Leipzigun deri tash.

Komento: