Interi po i kthehet garës për fituesin e ‘Topit të Artë’

19:25 | 06 Maj 2019

Skuadra e Inter mund t’i kthehet garës për shërbimet e fituesit të ‘Topit të Artë’.

Duket se skudara e Interit e ka ndërmend t’i kthehet sërish garës për Luka Modricin.

Fituesi i “Topit të Artë” nuk është në momentet e tij më të mira me Real Madrid, ku nuk po kalon formë aspak të mirë.

Zinedine Zidane është i pakënaqur me paraqitjet e kroatit dhe e ka lënë atë jashtë listës së të ftuarve në ndeshjen e fundit.

Kjo situatë mund të hapë shumë dyer për skuadrën e Inter, të cilët gjatë verës e kërkuan me ngulm lojtarin.

Është e përditshmja spanjolle ‘AS’ ajo që shkruan se Real Madrid ka filluar të ketë dyshime mbi mesfushorin kroat, duke cilësuar se ai është në fazën ‘post – më të mirës’, transmeton lajmi.

‘Los Blancos’ mund të jenë të hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat për të, pasi ata janë duke monitoruar Christian Eriksen për ta pasur si zëvendësues të ‘Topit të Artë’.

Pas ‘saga’ që përfundoi pa sukses vitin e kaluar, Inter tashmë mund të kthehen përsëri në negociatat për Modric.

Komento: