Interi po nënshkruan me top lojtarin

12:29 | 28 Nëntor 2021

Brozovic pranë akordit me Interin për zgjatjen e kontratës.

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic raportohet se është në prag të zgjatjes së kontratës dhe angazhimit për “Nerazzurrët” për katër vite të tjera.

Kroati është lidhur me një largim nga klubi në muajt e fundit, me raporte për interes nga Premierliga angleze.

Por ‘Tuttosport’ pretendon se 29-vjeçari, i cili mbërriti në klub në janar 2015, është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në San Siro.

Gazeta raporton se klubi është optimist për negociatat me mesfushorin mbrojtës dhe pret të nënshkruajë një zgjatje katër-vjeçare me lojtarin.

Brozovic do t’i jepet një pagë prej 5.5 milion € deri në 6 milion € plus bonuse, sipas Tuttosport.

Në ditët në vijim, dy palët pritet të përfundojnë operacionin dhe të bëjnë të ditur të ardhmen e tyre së bashku në Pinetina.

Brozovic, i ardhur nga Dinamo e Zagrebit, ka luajtur 260 ndeshje me Interin dhe ka luajtur 70 ndeshje nga kombëtarja kroate.

Komento: