Skuadra e Inter ka marrë vendimin për Alexis Sanchez.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se ‘Ziklatrit’ kanë marrë vendimin final për të ardhmen e reprezentuesit të Kilit, Sanchez.
Sipas Fabrizio Romano, Inter nuk do ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë kartonin e Sanchez, transmeton lajmi.
Ka disa arsye për vendimin e Inter, por dy janë nga më kyresoret.
Çmimi i lartë i kërkuar nga Manchester United është problemi i parë që po shfaqet për ‘Zikaltrit’.
Si shtesë janë edhe lëndimet e shpeshta që përcollën lojtarin në aventurën e tij në ‘San Siro’.