Intervistimi nga Specialja, flet djali i Haxhi Shalës: Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it

11:14 | 11 Dhjetor 2023
intervistimi-nga-specialja,-flet-djali-i-haxhi-shales:-nuk-i-dime-arsyet,-tani-ndodhet-ne-zyrat-e-eulex-it

Haxhi Shala është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Për këtë, ka folur djali i tij, Flakroni.

Ai ka thënë se Haxhi Shala është duke u intervistuar në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.

“E kanë ftuar për intervistim, deri më tani e kemi vetëm këtë informatë. Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”, tha ai për REL’in.

 

Komento: