Inzaghi flet pas barazimit me Milanin, ka një shqetësim të madh

15:17 | 08 Nëntor 2021

Inzaghi i shqetësuar pas ndeshjes ndaj Milanit, këto janë arsyet.

Mbrëmë është luajtur derbi i Milano-s ndërmjet dy skuadrave të cilat vijnë nga ky qytet, Milan dhe Inter.

Të dy klubet nga Milano kanë ndarë pikët në “San Siro”, ku ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 1-1, ku nga kjo ndeshje dolën të mllefosur shumë lojtarët e skuadrës së Inter, kjo pasi që Milan ende bën diferencën me pikë në tabelë, ku ka 7 pikë më shumë se skuadra e Interit.

Por, vetëm pikët nuk janë arsyeja pse skuadra Interit dhe menaxheri i kësaj skuadre, Simone Inzaghi dolën të pakënaqur nga kjo ndeshje, lojtarët e lënduar mund të jenë arsyeja e radhës se pse lojtarët dhe menaxheri i skuadrës së Inter, Inzaghi, janë të mërzitur.

Siç raporton edhe “Gazzeta dello Sport” mesfushori italian, Nicolo Barela ka probleme muskulore i cili pritet të mungon në ndeshjen e radhës.

Megjithatë menaxheri italian do të ketë edhe 2 lojtarë të tjerë jashtë dispozicionit në ndeshjen e radhës, ku e pret Napolin në shtëpi.

Bëhet fjalë për Alessando Bastoni dhe Edin Dzeko, të cilët kishin kërkuar zëvendësimin nga Inzaghi, i cili këto ndërrime i sheh si normale në një ndeshje të tillë, e cila është përshkruar më shumë se ndeshje.

Komento: