Irani kërcënon çdo vend që do t’i mundësojë Izraelit të sulmojë nga hapësira e tyre ajrore

00:33 | 14 Prill 2024
irani-kercenon-cdo-vend-qe-do-t’i-mundesoje-izraelit-te-sulmoje-nga-hapesira-e-tyre-ajrore

Irani ka kërcënuar çdo vend i cili i mundëson Izraelit që përmes hapësirës së tyre ajore të kryejnë sulme ndaj Iranit.

Paralajmërimi u dha nga Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore IRNA, duke cituar Ashtianin.

Komento: