Irani sulmon Izraelin me dronë

22:33 | 13 Prill 2024
irani-sulmon-izraelin-me-drone

Mediat izraelite kanë njoftuar se Irani ka nisur dronë drejt Izraelit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, transmeton Front Online.

Në një fjalim publik, ai paralajmëroi qytetarët që kur dëgjojnë sirenat, të shkojnë në strehimore dhe të presin aty për informacione të mëtejshme, si dhe të marrin informacion ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare. Hagari tha se dronëve u duhet pak kohë për të arritur në Izrael, por nuk ka nevojë për panik.

/FrontOnline/

Komento: